Chelsea mundet në Rusi por kalon në gjysmëfinale
Chelsea ka pësuar humbje me rezultat 3-2 në takimin e kthimit ndaj Rusëve të Rubin Kazan të vlefshme për çerefinalet e Ligës së Evropës. Edhe pse londinezët janë mundur në takimin e kthimit ata kanë kaluar në fazën tjetër të këtij kompeticioni falë rezultatit 3-1 në takimin e parë.Të besuarit e Benitez kaluan shumë shpejtë në avantazh me anë të sulmuesit spanjoll Fernando Torres i cili hapi serin e golave që në minutën e 4-të. Me këtë gol të shpejtë të skuadrës së Chelsea përfundoi pjesa e parë.Në pjesën e dytë vendasit ndryshojnë krejt mënyrën e të luajturit dhe arrin të gjejnë barazimin në minutën e 51-të me anë të Markanos i cili rithkthen gjithçka në barazpeshë. Katër minuta më vonë janë përsëri blutë e Londrës që kalojnë serish në avantazh me anë të sulmuesit Moses.Të gjendur përsëri në disavantazh lojtarët e ekipit rus gjejnë forcat dhe përmbysin rezultatin me dy gola brenda 3 minutave. Në minutën e 62 është Karradeniz që barazon shifrat ndërsa në të 65 është Natço nga pika e bardhë që kalon vendasit për herë të parë në avantazh. Vendasit mundohen të shënojnë edhe gola të tjerë për Çeh është i pakaluashëm dhe nuk lejon që rusët ti gëzohen kualifikimit për në fazën tjetër të Europa League.Tashmë Chelsi pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 5-4 është jo vetëm automatikisht në gjysmëfinale por edhe një nga pretendentet kryesorë për të fituar këtë turne.