Barcelona vs PSG, formacionet e mundshme

Sonte në mbrëmje "Kamp Nou" do të mirëpresë raundin e dytë të çerekfinales mes Barcelonës dhe Paris Saint Germain, takimi i parë mes të cilëve u mbyll në barazim 2-2. Lionel Messi mbetet ende në dyshime për shkak të dëmtimit që pësoi në sfidën e parë dhe në këtë rast sulmi do t’i besohet Çesk Fabregas. Por emergjenca e vërtetë për katalanasit është në mbrojtje ku përkrah Pique mund të luajnë njëri mes Bartres dhe Song. Pas barazimit në ndeshjen e parë katalanasit duken më pranë fitores dhe kalimit në fazën tjetër por duke parë mungesat e rëndësishme te skuadra e Barcelonës mund të themi kryeqytetasit francezë mund të shpresojnë te fitorja dhe pse jo kualifikimi historic në shtëpinë e skuadrës më të mirë të momentit.Me mungesa të shumta dhe të rëndësishme trajneri Vilanova pritet që sonte të hedhë në fushë formacionin 4-3-3. Në portë: Valdes Në mbrojtje: Dani Alvesh, Pique, Song dhe Zhordi Alba. Në mesfushë: Ksavi, Busquets dhe Iniesta. Ndërsa në sulm so të jenë treshja Sançez, Fabregas dhe David Vila. Mesi pritet të jetë në pankinë por në rast nevojë argjentinasi to të sakrifikohet edhe pse akoma nuk është rekuperuar.Në kampin tjetër trajneri kërkon të bëjë surprizen në tempullin e Kamp Nout. Tekniku italian me shumë eksperiencë në këtë kompeticion pritet të hedhë në fushë formacionin: 4-4-2. Në portë: Sirigu. Në mbrojtje: Zhilet, Alex, Tiago Silva dhe Maksuell. Në mesfushë Lukas, Beckham, Verratti dhe Pastore. Ndërsa në sulm do të jenë argjentinasi Laveci dhe Gjiganti suedez Ibrahimoviç.Kjo supërpërballje do të luhet në "Kamp Nou" në orën 20 e 45 ndërsa do të drejtohet nga arbitri Holandez, Kuipers.Katalansit edhe pse me mungesa shihen nga kompanitë e basteve si skuadër supërfavorite pasi fitorja e tyre kuotohet me Koefiçentin 1.4, barazimi 4 ndërsa fitorja e Francezve kuotohet me koefiçentin 8.