Conte: Sot do të shihni Juventusin e vërtetë
Juventusit do të luajë sonte ndeshjen jetike ndaj Bajen Mynihut ndërsa trajneri Konte akoma nuk e ka humbur besimin se skuadra e tij mund të marrë një rezultat pozitiv në takimin e sotëm edhe pse ka humbur 2-0 në ndeshjen e parë.Në Juventus Stadium pritet reagimi i bardhezinjve pasi të gjithë në Torino mendojë se Juventusi i ndeshjes së parë nuk është ai i vërteti. Në deklaratën për shtyp përpara kësaj sfide trajneri i "Zonjës së Vjetër" premton se skuadra e tij do të luftojë për kualifikimin."Sonte do të shikoni një tjetër Juventus, kundrejt asaj ndeshjeje në Mynih. Bajerni ka gjithë këto vite që punon për të arritur në majat e futbollit europian. Në tre vjet gjermanët kanë shkuar dy herë në finalen e Champions-it. Kurse ne jemi në hapat e parë të rrugës sonë, dhe ky është viti i parë që marrim pjesë në Champions pas gjithë atyre viteve të vështira që kemi kaluar" tha Konte.Në lidhje me ndeshjen e mbrëmjes së sotme numri 1 i stolit bardh e zi thekson se: "Jemi të vetëdijshëm për forcën e bavarezëve por ne do të luftojmë deri në sekondat e fundit për të marrë një fitore dhe pse jo kulifikimin. Futbolli ka treguar ndër vite se gjithçka mund të ndodhë dhe unë besoj se lojtarët e mi do të japin maksimumin në këtë takim që është më i rëndësishmi i këtyre viteve të fundit. Ajo që më shqetëson është mungesa e Vidal dhe Litshtainer por edhe lojtaret që do ti zëvendësojnë them se do të japin maksimumin. Pogba është lojtari i ri që sonte ka shansin të bëjë për vete mijëra adhurues përfundojë Konte i cili nuk i kurseu lavdërimet për talentin francez nga i cili pret shumë sidomos sonte ndaj Bayern Mynih.