Bajern Mynih ka fituar 2-0 ndaj Juventusit

Bajern Mynih ka fituar 2-0 edhe në Itali përballë Juventusit duke konfirmuar se është një pretendent shumë serioz për të fituar Ligën e Kampioneve, pasi është kualifikuar në gjysmëfinalet e turneut duke kaluar kampionen e Italisë. Bavarezët kanë treguar cilësitë e tyre edhe në këtë ndeshje, duke vërtetuar se meritonin më shumë gjysmëfinalen përballë italianëve që rezistuan vetëm një pjesë loje.Juventusi shpresonte te mrekullia por ka bërë shumë pak për ta arritur atë. Ndonëse pjesa e parë e ndeshjes mund të cilësohet si e barabartë, bardhezinjtë janë shfaqur rrallëherë para portës së Nojer, ndërsa edhe Bajern është përpjekur më shumë të kontrollojë lojën, i qetë falë avantazhit të dy golave të ndeshjes së parë.Por në pjesën e dytë, bavarezët kanë hyrë në fushë me mendjen për të fituar takimin dhe ia kanë arritur qëllimit. Pas zhvillimit të një goditje dënimi, në minutën e 64-t, është Manxhukiç që dërgon topin në rrjetë, duke bërë mision të pamundur kualifikimin e Juventusit. Bardhezinjtë nuk bëjnë as tentativa për të marrë të paktën një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje, duke lënë lojën në duart e bavarezëve. Këta të fundit, pasi krijojnë disa raste radhazi, arrijnë të shënojnë edhe golin e dytë në minutën e 91-të me anë të Pizarro, për të përsëritur rezultatin 2-0 si në sfidën e parë dhe por të shkuar të qetë në gjysmëfinale, të ndërgjegjshëm se tani të gjithë i shohin si favoritë.