Lazio i thotë lamtumirë Europa League

Lazio nuk ka arritur dot që të shkojë më tej në kompeticionin e Europa League duke mbyllur këtu ëndrrën për të shuar në finale. Ekipi ku bën pjesë edhe kapiteni i kombëtares tonë Lorik Cana është ndalur në barazimm 1-1 në ndeshjen e kthimit në Olimpico pasi kishte humbur në takimin e parë në Stamboll me rezultat 2-0.Në pjesën e parë të ndeshjes skuadrat u munduan që të gjejnë rrugen e rrjetes por nuj ja arriten qellimit pasi të dyja skuadrat u treguan mjaft të perqendruara në fazen offensive.Goli e parë të takimit ishin italianët ata që e shënuan me atë mesfudhorit Luliç në minutën e 60-të i cili rriti shpresat e kryeqytetasve për përmbysje të mundshme. Avantazhi i bardhekaltërve nuk zgjati shumë pasi është Erkin i që shënon golin e barazimit në minutën e73-të. Pas barazimit Lazios i duheshin edhe tre gola të tjerë për tu kualifikuar por minutat nuk ishin të mjaftueshme që të besuarit e Petkoviç të kalonin në fazën tjetër.Kapiteni i kombëtares tonë Cana tashmë është kthyer në një titullar të padiskutueshëm të kryeqytetasit pasi edhe në këtë ndeshje luajti përgjatë 90 minutave duke treguar nivel të lartë loje.Ai tashmë ka fituar besimin e trajnerit Petkoviç i cili në takimet e fundit e ka aktivizuar pothuajse çdo ndeshje që nga minuta e parë.Në gjysmëfinale të Europa League kualifikohet Fenerbahçe me rezultat të përgjithshëm 3-1.