Real Madrid kualifikohet në gjysmëfinale mes drithërimash

Real Madrid është kualifikuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve mes drithërimave në një ndeshje spektakolare në Stamboll përballë Gallatasarajit vendas. Spanjollët janë mundur 3-2 nga turqit, por kanë kaluar në turin tjetër falë fitores 3-0 të ndeshjes së parë dhe një prove të shkëlqyer të Kristiano Ronaldos që më dy golat e tij ka shuar çdo shpresë të ekipit të Terim.Portugezi kaloi në avantazh skuadrën e tij që në minutën e 7-të, duke bërë të vështirë kualifikimin e Gallatasarajit që i nevojiteshin 5 gola për të bënte mrekullinë. Por turqit në pjesën e parë janë shumë pak aktivë dhe të pasaktë para porte, ashtu si edhe vetë futbollistët e Realit që humbin disa herë mundësinë për të dyfishuar shifrat.Gjithçka ndryshon me fillimin e pjese së dytë, me aktivizimin e Amrabat në vend të Altintop. Gallatasarai fillimisht gjen barazimin me Ebue, e pastaj shënon dy gola brenda dy minutave me Shnajder e Drogba, ku ky i fundit tregon nuhatjen e tij para porte më një gjuajtje spektakolare me thembër për të dërguar topin në rrjetë e Diego Lopez.I gjithë stadiumi i beson mrekullisë dhe rreth 50 mijë tifozë mbështetin si të çmendur skuadrën vendase në kërkim të golave të tjerë. Por Reali kthehet në mbrojtje dhe arrin të administrojë rezultatin, ndërsa në minutën e 93-të shënon golin e qetësisë me të zakonshmin Kristiano Ronaldo që shuam shpresat e Gallatasarit për të bërë mrekullinë dhe tërheq skuadrën e tij drejt fazez tjetër të Chempions League.Madrilenet pas rezultatin të përgjithshëm 5-3 prekin gjysmefinalen e Chempions League dhe presin të njohin kundërshtarin e radhes që padyshim do të jetë më i fortë se skuadra turke e Gallatasarait.