Borusia Dortmund mund Malagën
Borusia Dortmund është kualifikuar me shumë vështirsi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve falë suksesit 3-2 ndaj Malagas në minutat e fundit. Ky takimi do të mbahet mend për gafat e gjyqtarëve skocezë, me në krye Kreg Tomson, që praktikisht vendosën fatin e kësaj sfide në 10 minutat e fundit.Në fakt ndeshja më shumë foli për ekipin mik, që pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë shpresonte që me një gol të krijonte probleme për gjermanët. Hoakin bën mrekullinë në minutën e 25-të duke i dhënë skuadrës avantazhin me një gjuajtje në hyrje të zonës. Por fatmirësisht për të mbyllur pjesën e parë në barazim mendon Levandovski me një gol të shkëlqyer pas pasimit me thembër të Reus.Borusia has vështirësi të dalë në lojën e saj dhe është Malaga që krijon dy herë radhazi mundësinë për të shënuar një tjetër gol, me Hoakin që në të dy rastet gabon në mënyrë të pabesueshme. Më pas është Kabajero që bëhet protagonist me pritjet e tij ndaj çdo gjuajtje të skuadrës gjermane.Në minutën e 83-të, Malaga gjen përsëri avantazhin me Eliseu, ndonëse duhet thënë se mesfushori ishte në pozicion të dukshëm jashtë loje. Me këtë rezultat Dortmundi është përfundimisht jashtë por ekipi gjerman nuk dorëzohet dhe barazon në minutën e 90-të me anë të Rojs.Malaga kthehet në mbrojtje pasi edhe barazimi e kalon në turin tjetër, por në mënyrë të pabesueshme është Santana që shënon golin e fitores në minutën e 91-të për vendasit, duke kaluar Borusian në gjysmëfinale pas një përmbysje të çmendur dhe spektakolare.Ashtu si goli i Malagës edhe ky gol duhej anuluar për pozicion jashtë loje të futbollistëve gjermanë, por gjyqtari Tomson dhe asistentët e tij e vlerësojnë si të rregullt, duke shuar ëndrrën e Malagas që i kishte shkuar shumë pranë mrekullisë.