Njukasëll barazon dhe eliminohet nga Europa League
Europa League ka dhuruar emocione të shumta edhe në takimin tjetër të mbrëmjes atë mes Njukasëll dhe Benfikes. Britanikët nuk kanë arritur të përmbysin disavantazhin e dy golave në sfidën e parë të humbura jashtë fushe me rezultatin 3-1. Qymyrxhinjtë kanë barazuar në shtëpi me rezultatin 1-1 duke I dhënë lamtumirën turneut. Edhe pse skuadra britanike ka arritur të krijojë një mori rastesh ata nuk kanë arritur që të mundin Benfikën që është treguar racionale në fazën ofensive dhe ka shfrytëzuar në maksimum kundërsulmet e shpejta për të vënë në vështirësi mbrojtjen kundërshtare.Pjesa e parë përfundon me rrjeta të paprekura ndërsa duhej të vinte minuta e 71 që vendasit të zhbllokonin rezultatin me anë të sulmuesit Francez Sise. Pas shënimit të golit skuadra e Njukasëll hidhet e gjitha në sulm për të kërkuar golin e kualifikimit dhe lë shumë hapësira mbrapa të cilat shfrytëzohen në mënyrë përfekte nga miqtë. Pas një mbrojtjeje perfekte portugezët arrijnë të barazojnë shifrat shifrat në minutat e fundit të ndeshjes me anë të Salvio i cili shfrytëzon më së miri kundërsulmin për të shuar shpresat e Njukasëll për një kualifikim të mundshëm.Barazimi 1-1 i largon të gjitha mundësitë që britanikët të kalojnë në fazën tjetër pasi Benfika administron shumë mirë rezultatin e ndeshjes së parë. Njukasëll i bashkohet eleminimit të Totenhamit duke e lënë Premier Ligën me vetëm një skuadër në garë për të fituar këtë trofe.