Terim: Për një çast mendova se do të kualifikoheshim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2013, 14:11
Trajneri i Galatasarait, Fatih Terim pranoi se ekipi i tij mund të kualifikohej në gjysmëfinalen e Champions League. "Kur rezultati i lojës ishte 3-1 në favorin tonë fillova të mendoja që po realizohej ëndrra e madhe që të gjithë prisnin. Ne mund të kualifikohemi në gjysmëfinale mendova me vete. Sidomos pas golit të Drogba aty besova se mund t'ia dilnim me të vërtet të kalonim në fazën tjetër. Falenderoj të gjithë si lojtarët e mi dhe tifozerinë e zjarrtë që na mbështetën. Besoj se me kaq duhet të jemi të kënaqur pasi kemi mundur dhe vënë në vështirsi skuadrën më me shumë trofe në të këtij kompeticioni", theksoi ish trajneri i Milan dhe Fiorentinës.