Heynckes: Bayerni nuk e ka të sigurtë kualifikimin

Tekniku gjerman Jup Heinkes mendon se Bajerni nuk e ka të sigurtë kualifikimin për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve edhe pse rezultati 2-0 i ndeshjes së parë ndaj Juventusit i ka rritur së tepërmi shpresat për kualifikim.  Në konferencën për shtyp para kësaj supërsfide tekniku Bavarez ka deklaruar se në Torino gjerat do të jenë shumë të vështira."Nuk është një ndeshje e përfunduar, kualifikimi mbetet i hapur. Ata do të jenë shumë të motivuar dhe ne nuk duhet tu japim shpresa. Nuk duhet të pësojmë gol pasi gjërat mund të vështirësohen" tha ai.Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se bavarezët do të luajnë në mbrojtje. Tekniku Heynckes shtoi se ekipi nuk do të dalë nga vetja në Torino. “Do të kërkojmë golin në mënyrë që ta detyrojmë Juven të shënojë katër. Kemi eksperiencë dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Nësë shënojmë të parët atëherë gjithçka do të bëhet më e thjeshtë për ne” tha tekniku.Në lidhje me kundërshtarin tekniku gjerman vazhdon të theksojë se ata janë një skuadër e fortë dhe që gjithmonë mund të të sjellin vështirësi. “Juventusi ka treguar nivel të lartë vitet e fundit por ndeshja në gjermani besoj se ishte një zhgënjim për ta. Në fushën e tyre ata do të luajnë krejtësisht ndryshe dhe pasi kanë edhe mbështetjen e tifozërisë vendase. Duke ditur këtë gjë ne kemi marrë masat e duhura që të përballojmë çdo tentativë të tyre për të përmbysur rezultatin” ka shtuar më tej ai.Ndërsa në lidhje me deklaratat e Franc Bekenbauer mbi portierin e Juventusit, Buffon, tekniku Gjerman deklaroi: "Po flasim për një nga portierët më të mirë në histori. Buffon gaboi në të dy rastet, por tregoi karakter në pritjet e tjera dhe për këtë e admiroj. Për mua ai është një legjendë".