Shqipëria ngjit 16 shkallë në Lrenditjen e FIFA-s
Shqipëria ka ngjitur menjëherë 16 shkallë në listën e FIFA-s duke u pozicionuar në vendin e 48-të. Gjithçka ka ardhur nga rezultatet e fundit ku veçohen fitorja 0-1 në Oslo kundër Norvegjisë për eliminatorët e Kupës së Botës “Brazil 2014”. Dhe fitorja në takimin miqësor të Tiranës 4-1 përballë Lituanisë. Të dy këto fitore të kuqezinjve tanë e kanë ngritur Shqipërinë menjëherë përkrah emrave të njohur të futbollit botëror.Në vitin 2011 Shqipëria u rendit e 50 dhe në atë kohë drejtohej nga kroati Josip Kuzhe, por kjo është renditja më e mirë në historinë e kombëtares shqiptare të futbollit.Zvicra që bën pjesë në grupin tonë eleminator renditet e 15, ndërsa Norvegjia në vendin e 30-të dhe Sllovenia renditet në vendin e 55. Islanta në vendin e 73 dhe Qipro në vendin e 123. Në rast se Shqipëria fiton edhe ndaj Norvegjisë në Tiranë në muajin qershor atëherë kombëtarja kuqezi mund të vendos një tjetër rekord në renditjen e FIFA-s