Juventus VS Bayern Munchen, formacionet e mundshme
Juventus ëndërron një mbrëmje historike në champions kundër bavarezve. Në "Juventus Stedium" nevojitet një kthesë e çmendur e ekipit të Antonio Contes për të vazhduar rrugëtimin në Ligën e Kampionëve. Pirlo me shokë duhet të përmbysë humbjen 2-0 të "Allianz Arenës" për të vazhduar ëndrrën madhe drejt finaleve të Champions. Motivimi i lojtarëve të "Zonjës” dhe teknikut Konte është në maksimum. Pas zhgënjimit në ndeshjen e parë bardhezinjtë do të mundohen të reagojnë por përballë kanë ekipin që gëzon formën më të mirë të momentit. Konte ka vendosur të hedhë në fushë nga minuta e parë dyshen e sulmit Quagliarella-Vuçiniç, ndërsa në mesfushë do të jenë Pogba dhe Padoin që do të zëvendësojnë Vidal dhe Litshtainer që do të mungojnë për shkak kartonash. Në përballjen e mbrëmjes së sotme tekniku i Juventusit pritet të luajë me formacionin: 3-5-2. Në portë: Buffon. Në mbrojtje: Barzagli, Bonucci dhe Kielini. Në mesfushë: Padoin, Pogba, Pirlo, Markisio dhe Asamoah. Ndërsa në sulm do të jetë dyshja Quagliarella dhe Vuçiniç.Në kampin tjetër tekniku i bavarezve Heinkes nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin Kroos por do të rikthehet Havi Martinez, ndërsa në sulm edhe një herë preferohet Mandzukiç përpara Gomez. Bayern pritet të luajë sonte me formacionin 4-2-3-1. Në portë: Nojer. Në mbrojtje: Lam, Van Bujten, Dante dhe Alaba. Në qender te mesfushës: Shnajnshtaiger dhe Havi Martinez. Ndërsa treshja Robben, Myler dhe Ribery do të mbështesin në sulm bomberin kroat Mandzukiç.Ndeshja do të luhet në orën 20 e 45 në "Juventus Stedium" ndërsa do të drejtohet nga Arbitri spanjoll Karballo. Në këtë përballje skuadrat nuk shihen asnjëra si favorite pasi si fitorja e Juventusit ashtu edhe ajo e bayernit kuotehen me Koefiçentin 2.6. ndërsa barazimi kuotohet me koefiçentin 3.1