Bazel kualifikohet për fazën gjysmëfinale të Europa League

Takimi më i ethshëm i mbrëmjes në Europa League ka qenë ai i luajtur në Zvicër mes Bazelit vendas dhe Londinezëve të Totenhemit. Pasi kishin ndarë në barzim 2-2 në ndeshjen e parë të luajtur në Londër të dyja skuadrat janë pajtuar me të njëjtin rezultat edhe në takimin e kthimit.Në Zvicër koha e rregullt ka përfunduar me rezultatin 2-2, ashtu si takimi i parë, ndërsa edhe shtesat nuk kanë dhënë një fitues në këtë sfidë. Është dashur gjuajtja e penalltive për të përcaktuar fituesin dhe nga pika e bardhë kanë triumfuar zviceranët që janë treguar të saktë.Loja ka nisur mirë për të besauarit e Vilas Boas të cilët kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Dempseit në minutën e 23, por avantazhi nuk ka zgjatur shumë pasi vendasit kanë rikthyer gjithçka në barazpeshë vetem pas 4 minutash me anë të Salah.Me rezultatin 1-1 mbyllet pjesa e parë ndërsa me fillimin e të dytës është skuadra e Bazel që gjen golin e avantazhit me anë të Dragoviç.Londinezët pas shumë përpjekjeve arrijnë të barazojnë shifrat në minutën e 82 përsëri me anë të mesfushorit Dempsi i cili arrinë të realizojë një dopiet por që nuk mjaftonë për ti siguruar skuadrës së tij kualifikimin.90 minutat e para mbyllen në barazim 2-2 dhe loja shkon në shtesë por edhe këtu nuk ka fitues. Skuadrat u drejtohen gjuajtjeve të 11-metershave ku triumfues dalin Zviceranët e Bazel të cilët tregohen të saktë përballë publikut vendas, ndërsa për anglezët kanë gabuar penalltitë Hadëllston dhe Adebajor.