Presidentët Gjoza dhe Urso: Organizimi perfekt, tani priten medaljet

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjozaj, në ditën e dytë të Kampionatit Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Shqipëri, ka falenderuar të gjithë kontribuesit dhe në mënyrë të veçantë presidentin e Federatës Europiane të Peshëngritjes, Antonio Urso, që i dha Shqipërisë mundësinë të organizonte një event të tillë madhështor, i cili ka marrë që tani komplimentet e para nga ndërkombëtarët."Falenderojë të gjithë atë që kanë kontribuar në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti deri më tani. Një rol të rëndësishëm kanë patur mediat në pasqyrimin e ngjarjeve. Por ai që duhet falenderuar është Presidentit i Federatës Europiane të Peshëngritjes, i cili na dha mundësinë që këtë event të madh ta organizojmë në Shqipëri. Gjoza ka theksuar gjithashtu se deri tani ka patur lëvdata nga ndërkombëtarët për mënyrën e organizimit."Ndërsa në lidhje me medaljet e mundshme që mund të marrë Shqipëria në këtë aktivitet, Gjoza u shpreh: "Pretendimet janë të shumta, por unë kam shpresa të mëdha te Romela Bega. Ajo është përgatitur intensvisht për këtë event dhe presim që në garim të arrijë të fitojë medalje. Po ashtu edhe në peshëngritjen e meshkujve, prendojmë medalje nga Daniel Godelli dhe të tjerë peshëngritës të talentuar.Në konferencën për shtyp ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Antonio Urso. Ky i fundit vlersoi bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Peshëngritjes duke thënë se: "Kemi arritur në kohë rekord të organizojmë një event të tillë që deri tani ka treguar nivel të lartë organizimi. Bashkëpunimi me drejtuesit e aktivitetit ka qënë perfekt, pasi që tani kemi marrë komplimente nga ndërkombëtarët. Shpresoj që gjërat të vazhdojnë kështu deri në fund, pasi synimi jonë është të thyejmë rekordin e shikueshmërisë që u shënua në kampionatin e mëparshëm”, përfundoi Italiani Urso që flitet se ka një simpati të madhe për Shqipërinë.Ekipi jonë i peshëngritjes, premton medalje në garat e ardhëshme, ku Romela Bega shihet si pretendente kryesore.