Libri i bardhë i rekomandimeve ekonomike për biznesin

Rekomandime konkrete për programet ekonomike të partive politike në prag të fushatës elektorale janë përfshirë në librin e bardhë për investitorët e huaj.Drejtoresha e shoqatës Marinela Jazoj tha se në këtë libër adresohen të gjitha problematikat që hasen në praktikë nga biznesi, siç është çështja e refermave të taksave, gjykatat administrative e tij.Edhe ambasadori i BE-së Ettore Sequi e ka vlerësuar këtë një libër i cili mund t`i shërbejë politikës për të vijuar me reformat ekonomike të cilat duhet të nisin pikë së pari tha ai vijimin e luftës ndaj korrupsionit.“Bashkimi Europian ka insistuar gjithmonë në bërjen e reformave, të cilat janë një faktor kyç për të hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë në union. Jam shumë i inkurajuar nga botimi i librit të bardhë, një iniciativë kjo të cilën e konsideroj të rëndësishme e cila fton të gjithëve të bashkëpunoni në mënyrë më konstruktive. Ne do të vazhdojmë t1ju mbështesim edhe në të ardhmen për iniciativa të tilla. Ne sëbashku  do të punojmë për të pëmrirësuar klimën e biznesit” tha Sequi.Libri i bardhë i rekomandimeve ekonomike për një klimë të më të mirë të biznesit i është adresuar qeverisë dhe partive politike për ta konsideruar atë si një pikë referemi për reformat ekonomike.