"Anija" nga Roland Sejko
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Prill 2013, 22:22
Vjen në kinemat shqiptare dokumentari "Anija", simboli i arratisjes për mijra shqiptarë, në kërkim të një fati më mirë.Eksodi i shqiptarëve drejt Italisë, përcillet në filmin dokumentar të Roland Sejkos, përmes dëshmive të 10 personazheve pjesë e këtij eksodi. Arsyet e ndryshme që kanë ngjitur këta njerëz drejt kuvertës së anijes, fati i tyre, është mesazhi kryesor i regjizorit Sejko.Një përvoja e vetë regjizorit, me ndihmën e personazheve të cilët rrëfejnë historinë personale, dokumentari “Anija” u mirëprit nga kritikët Italian.Premiera e dokumentarit e transmetuar të Martën në një nga kinemat e kryeqytetit, u hap dyert të gjithë qytetarëve për reflektimin mbi anijen e eksodit.