Vrasja për varësen e florit, dëshmon mbesa e viktimës
Gjykata e Tiranës ka zhvilluar sot seancën gjyqësore ndaj Aldo Hoxhës, i akuzuar për vrasjen me thikë të Fatbardha Tafës gjatë përleshjes për t’i vjedhur asaj nga qafa varësen e floririt.Në seancën e sotme trupi gjykuese nuk pranoi kërkesën e avokatit mbrojtës, Saimir Vishaj që të ripyeteshin dëshmitarët e seancës së 13 marsit, pasi gjyqi u bë pa dijeninë e të pandehurit.Gjithashtu në seancën gjyqësore ka dëshmuar edhe mbesa e viktimës, Miranda Gjana e cila ka theksuar se nuk i ka parë autorët e vrasjes së Fatbardha Tafës.“Dëgjova zhurmë dhe pashë Fatbardha në tokë dhe dy persona u larguan me motorr. Në vendin e ngjarjes kemi gjetur një kapele ngjyrë jeshile, që nuk ishte e jona. Nuk i kam parë autorët e vrasjes, pasi u larguan menjëherë. Nëna ime më tregoi, që autori i parë goditi Fatbardhën dhe tjetri atë vetë” është shprehur dëshmitarjaNë ngjarjen e shënuar më 7 gusht 2012 pranë Fushës së Aviacionit në Tiranë, gjatë përleshjes me grabitësin mori plagë vdekjeprurëse me thikë Fatbardha Tafa dhe u plagos kunata e saj, Lumturi Gjana.