Debati i parë paraelektoral i të rinjve

Përfaqësuesit e forumeve rinore të partive politike në Shqipëri, zhvillojnë debatin e parë paraelektoral në qytetin e Shkodrës.Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, deklaroi se këto debate përfaqësojnë fillimin e një epoke të re të debatit politik në Shqipëri. Sipas ambasadorit, debati është një komponent kyç për zgjedhje demokratike.Pas një trajnimi prej ambasadës Amerikane për mënyrën e debatimin, të rinjtë kanë shpalosur idetë e tyre për temat e arsimit dhe punës.Pas këtij debati, do të zhvillohen edhe dy debate të tjera në Fier dhe në Tiranë, ku të rinjtë e forumeve rinore të partive politike, do të shpalosin idetë e tyre për problematika të tjera të prekshme.