Laura Vorpsi: Pallati familjar dhe rezidenca verore do ta shoqërojë Ramën deri në kutitë e votimit
Partia Demokratike ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp nëpërmjet zëdhënëses së saj, Laura Vorpsi.Në deklaratën e Partisë Demokratike thuhet:“Rama duhet tu tregojë shqiptarëve origjinën e 1 milion euro investim nga një pensionist dhe një Iivetëpunësuar tek pallati 5 katësh me sipërfaqe ndërtimi 900 m2, të gruas së tij dhe familjarëve të saj.Zoti Rama, publiku është vështirosur nga monologjet e tua. Ai kërkon nga ju që të paraqesësh faturat e paguara dhe kanalet bankare dhe tatimore të 1 milion eurove pa origjinë, të investuara në pallatin pajë, në rastë se ato fatura ekzistojnë dhe nuk janë zëvendësuar me para gjobash apo origjinë nga trafiqe kriminale të organizatave me të cilat ju jeni I lidhur këmbë e krye.Partia Demokratike i kërkon Ramës të marrë të gjitha përgjegjësitë publike dhe të mos fshihet si frikacak për dy lejet e ndërtimit, të firmosura prej tij për interes familjar dhe në kundërshtim flagrant me ligjin e konfliktit të interesit dhe shkelje të ligjit të urbanistikës.Në intervistën e saj, gruaja juaj Linda Basha, u tha shqiptarëve se vila juaj sipas projektit me 57 metra gjatësi po ndërtohet në një nga zonat më të kushtueshme të periferisë së Tiranës me paratë e kurbanit tuaj. Ju me të drejtë e çensuruat këtë pohim të pafajshëm të saj si një bllof bajat, por buk keni deklaruar ende burimine parave me të cilat po ndërtohet rezidenca juaj verore në malin e Dajtit.Partia Demokratike fton Ramën të bëj publike fondet e ndërtimit, firmën e ndërtimit dhe faturat që ju paguan për ndërtimin e rezidencës në malin e Dajtit.Rama ka deklaruar se tokën për ndërtimin e vilës e ka blerë në vitin 2003, me 2 mijë lekë të vjetra metrin katrorë, pra me dy dollarë, ndërkohë që në zona shumë më periferike, në vitin 2000, tokat janë shitur me 20 mijë lekë ose 20 dollarë, pra së paku me 10 fishin e çmimit lloto që e keni blerë ju, ndërsa ngjitur me ju, fqinjët tuaj me dokumenta të rregullta e kanë blerë tokën me 50 dollarë.Ështa koha që Rama të lërë mënjanë monologet boshe, se me ato nuk mund të mbulojë pallatin në pajë dhe as truallin dhe vilën që po ndërton në Dajt me paratë e dyshimta.Partia Demokratike i deklaron Ramës se pallati familjar dhe rezidenca verore do ta shoqërojë atë deri në kutitë e votimit.”