Rezoluta çame e miratuar në 2004? Debate në komision, reagon Servet Pëllumbi
Deklarata e kryetarit të komisionit të jashtëm, Fatos Beja se në vitin 2004 është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë një rezolutë për zgjidhjen e çështjes çame por që nuk është botuar në fletoren zyrtare ka shkaktuar debate të ashpra në komision.Të gjendur përpara një deklarate të tillë, dy deputetët e PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri kanë kërkuar sqarime në lidhje me miratimin e kësaj rezolute.Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integritet dhe Unitet Shpëtim Idrizi, e ka cilësuar si të papranueshme atë që ka ndodhur në vitin 2004.Ndërsa deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri ka kërkuar ndjekje penale për kryetarin e kuvendit të asaj kohe Servet Pëllumbi duke u shprehur se ka falsifikuar vullnetin politik.Ndërkohë mbledhja e komisionit të jashtëm është mbyllur në pritje të një vendimi zyrtar nga kryetarja e kuvendit nëse ka apo jo një rezolutë të miratuar në 2004-ën dhë nëse po si do të procedohet më tej.I menjëhershëm ka qënë reagimi i ish-kryetarit të Kuvendit Servet Pëllumbi i cili ka mohuar ekzistencën e një rezolute të miratuar për zgjidhjen e çështjes çame."Jam i hapur për çdo hetim lidhur me këtë çështje. Nëse do të ishte miratuar rezoluta atëherë ajo do të ishte botuar në fletoren zyrtare. Miratimi ose jo i rezolutës mund të vërtetohet në arkivat e Kuvendit. Nuk kam asnjë brengë në ndërgjegje," ka deklaruar Pëllumbi në një reagim telefonik për RTV “Ora News”.