Shtyhet për në 23 prill gjyqi ndaj Ilir Xhakjas, mungonte i pandehuri
Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë për në 23 prill seanca gjyqësore ndaj Ilir Xhakjas, të akuzuarit për vrasjen e ish kryekomisarit të Shijakut Adem Tahirajt.Shkak për shtyrjen e gjyqit është bërë mungesa e vetë të pandehurit i cili ka paraqitur edhe një raport mjekësor duke argumentuar edhe mospraninë e tij në seancën gjyqësore.Në seancën e sotme gjyqësore ishte planifikuar të dëshmonin dy punonjësit e policisë Gosturani dhe Hoxha të cilët shoqëronin Adem Tahirajn ditën e vrasjes.Në seancat e kaluara janë marrë në pyetje disa dëshmitarë të organit të akuzës dhe asnjëri prej tyre nuk e kishte parë momentin e vrasjes së kryekomisar Adem Tahirajt nga i pandehuri.Ish-kreu i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u ekzekutua më 13 Shtator, në fshatin Katund Sukth ndërsa për vrasjen e tij është akuzuar Ilir Xhakja.