Të legalizohet marijuana!

Nëse e majta vjen në pushtet, ka një dritare të hapur për të gjithë ithtarët e marijuanës.Kjo pasi një nga aleatët e selisë rozë, Partia e Punës së Shqipërisë e riorganizuar do të kërkojë legalizimin e marijuanës për qëllime mjekësore.Krue i kësaj partie, Marko Dajti thotë se vendi ynë duhet të ndjekë praktikat e vendeve të zhvilluara dhe të liçencojë kultivimin e shitjen e kanabis sativa.Megjithatë, gjithçka mbetet në kuadrin e një propozimi, i cili pritet që në të ardhmen të diskutohet zyrtarisht me partinë që drejtonë koalicionin e majtë, Partinë Socialiste.Në programin e tyre elektoral për zgjedhjet e 23 Qershorit, PPSH e riorganizuar kërkojnë një fond të vecantë për sqarimin e figurës së Enver Hoxhës si dhe rigjykim të të përndjekurve politikë.