Mbytja e 2 grave në Devoll,"arrest shtëpie" për shoferin e zetorit

Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Gëzim Zyfin, shoferin e zetorit që u përmbys të shtunën në lumin Devoll duke zënë poshtë 2 gra.Banorë të shumtë të fshatrave Bracanj dhe Dobranj në rrethin e Devollit u mblodhën sot para gjykatës duke kërkuar lirimin e Zyfit pasi sipas tyre ai është i pafajshëm.Gjithashtu banorët e dy  fshatrave kanë theksuar se kanë bërë një peticion për lirimin e shoferit të zetorit duke marrë  edhe firmat e familjarëve të dy viktimave.Ngjarja e rëndë u shënua ditën e shtunë kur rimorkio e zetorit në të cilën udhëtonin 20 persona u përmbysur teksa po i transportonte nga njëra anë e lumit në anën tjetër. Për pasojë  humbën jetën Mirela dhe Elena Zyfi, përkatësisht 29 dhe 35 vjeçe ndërsa personat e tjerë arritën të shpëtojnë.Dy viktimat dhe bashkëfshatarët e tyre ishin nisur për në një ceremoni mortore por për shkak të mungesës së një ure ata përdorën zetorin për të kaluar në anën tjetër të lumit.