Kapet pas afro 8 muajsh kërkimesh i arratisuri nga burgu
Kapet pas afro 8 muajsh kërkimesh i arratisuri nga burgu Astrit Dervishi.Burime nga policia bëjnë me dije se i shumëkërkuari është kapur në fshatin Frakull të Fierit gjatë një operacioni të ndërmarrë nga komisariati numër 1 në Tiranë.Ngjarja ka ndodhur në 22 gusht të vitit 2012 ku 24-vjeçari Astrit Dervishi është arratisur pas daljes me leje nga burgu ku ishte dënuar për përdhunimin e një vajze 10-vjeçare.Ai gjithashtu akuzohet se ka dhunuar duke çjerrë me thonj në fytyrë policin e Burgjeve, që e priste për ta transportuar në vendin e vuajtjes së dënimit.24-vjeçari nga fshati Priskë e Madhe, ishte arrestuar më 30 gusht të vitit 2011 nga policia e kryeqytetit, pasi akuzohej se kishte abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.Krim që sipas policisë nuk e kryente për herë të parë, pasi edhe në vitin 2007 ishte arrestuar madje edhe dënuar me 4 vjet burg, për abuzim seksual me 2 vajza 9-vjeçare në Priskë të Tiranës.