Manjani:Të miratohet sa më shpejt paketa për sistemin bankar

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka bërë thirrje partive politike të miratojnë sa më shpejt paketën e propozuar nga Banka e Shqipërisë për sistemin bankar.Në një konferencë për shtyp, nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani theksoi se paketa për sistemin bankat duhet të sillet në Parlament me procedurë të përshpejtuar."Paketa duhet të mbështetet me çdo kusht. U bëjmë thirrje të gjitha partive përfshirë ato parlamentare kryesisht të cilat duhet të lënë mënjanë axhendën e ditës dhe të merren me këtë pjesë” tha Manjani.Manjani e cilësoi si shumë të rëndësishme këtë paketë duke shtuar se ajo siguron çlirimin e sistemit të kredidhënies. Manjani gjithashtu ka theksuar  se është koha të dëgjohen institucionet e pavarura dhe të mos neglizhohen kërkesat e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë“Bëhet fjalë për një ndryshim në Kodin e Procedurës Civile dhe së dyti një projektligj për procedurat tatimore dhe ne nxisim qeverinë ta sjellë këtë projektligj në parlament që ti japim vëmendjen maksimale kësaj çështjeje. Është situatë që provokohet nga të dhëna statistikore delicate. Nxisim Bankën e Shqipërisë të ushtrojë edhe më fort se deri më sot kompetencat mbikqyrëse ndaj bankave të nivelit të dytë që të përmirësohet dhe çlirohet sistemi bankar nga mbetje të sistemit aktual të ngrirjes së kolateraleve”, theksoi Manjani.