Këshilli Bashkiak miraton projektin për zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës
Pasditen e sotme është mbledhur Këshilli bashkiak i Tiranës, për të diskutuar mbi zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gjatë fjalës hapëse të mbledhjes vlerësoi dy projektet të rëndësishme për Planin Urbanistik të Tiranës si dhe për zhvillimin e kryeqytetit.Basha u shpreh se projekti mbi zgjatimin e bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës, është një projekti me standarte shumë të larta për 70 vitet e ardhshme dhe në të mirë të qytetarit, prandaj për këtë arsye nuk duhen zgjatur proçedurat për fillimin e këtij investimi.“ Brenda pak javësh do të nis hapi i parë për ndërtimin e bulevardit, si dhe zhvendosja e shtyllave të tensionit nga sheshi “Skënderbej”, deri tek bregu i lumit. Ky është një investim me një impakt të drejtëpërdrejtë, veçanërisht tek zona rezidenciale e bulevardit “Zogu i Parë”, dhe një investim i rëndësishëm për ti hapur rrugë trasesë së bulevardit të ri’, u shpreh Basha.Gjatë këtij diskutimi, këshilltarët e majtë u përfshinë në debate me kryebashkiakun Basha.Këshilltari i majtë Aldrin Dalipi në emër të socialistëve ka sulmuar Planin Urbanistik të Tiranës duke akuzuar kryebashkiakun Basha për klientelisëm dhe fushatë elektorale.“Tirana është mbushur me ndërtime pa leje, që jo vetëm e kanë vënë në pikëpyetje planin por edhe besimin e qytetarëve. Plani ishte për efekte klienteliste dhe elektorale po shtoi dhe interesa te tjera. Plani Urbanistik nuk është gjë për tu mburrur pasi është plan klientelist. Ne kemi qenë kundër buxhetit pasi nuk ka qenë transparent dhe nuk na është dhënë asnjë informacion”, tha Dalipi.Basha hodhi poshtë akuzat duke theksuar se këshilltarët e majtë po parashtrojnë arsye politike me qëllim mosvotimin e vendimeve. Sipas Bashës Plani Urbanistik i Tiranës është bërë në transparencë të plotë pasi është diskutuar për 3 muaj rresht me qytetarët edhe grupet e interesit.Më pas Këshilli Bashkiak me 29 vota pro, asnjë kundër dhe 20 abstenime ka miratuar grantin prej 7 milionë eurosh që qeveria e Katarit ka dhuruar për financimin e projektin për zgjatimin e Bulevardit të madh 'Dëshmorët e Kombit' dhe rehabilitimin e Lumit të Tiranës, që mban firmën e studios “Grimshaë Architects” LLP, e cila fitoi konkursin ndërkombëtar.Bashkia do të ketë për detyrim lehtësimin e procedurave dhe praktikave që do të aplikohen gjatë zbatimit të projektit. Po kështu duhet të mbulojë të gjitha taksat direkte dhe indirekte, si dhe taksat doganore që aplikohen sipas legjislacionit shqiptar. Po kështu, Bashkia do të përzgjedhë supervizorin për mbikëqyrjen e punimeve të këtij projekti deri në realizimin e tij.