" Teto Ollga ", së shpejti me shtatore

Portreti i aktores, Violeta Manushi, e cila u nda nga jeta në 7 Korrik 2007, së shpejti do të ketë marrë formë nëpërmjet një shtatoreje.Pas propozimit të kreut të komunës Buçimas, Roshi Tollozhina,kanë qënë skulptorët, Vasillaq Kolevica dhe Vaskë Spahia, të cilët filluan punën, duke punuar portretin e aktores së njohur, i cili shumë shpejt do të jetë gati. Kolevica dhe Spahia tregojnë se ideja u prit shumë mirë prej tyre, dhe menjëherë filloi puna.Skluptorët, Kolevica dhe Spahia tregojnë gjithashtu se për të krijuar shtatoren e aktores Manushi, nuk ka qënë shumë e vështirë, pasi çdo gjë është udhëhequr nga karakteri i saj i krijuar tek filmat, "Zonja nga qyteti" dhe " Një shoqe nga fshati".Shtatorja kushtuar aktores Violeta Manushi, pas përfundimit do të vendoset në Tushemisht, aty ku dhe spikati më së shumti personazhi i saj, teto Ollga.Violeta Manushi lindi në 6 Mars të vitit 1926,në Voskopojë të Korçës dhe ndërroi jetë në 7 korrik të vitit 2007. Gjatë karrierës së saj realizoi 100 role në teatër dhe 16 role në kinematografi. Interpretimi i fundit i aktores së madhe ka qënë tek tragji-komedia, "Streha e të harruarve", shkruar nga Ruzhdi Pulaha.