Marrëveshje mes MF-së dhe qeverisë austriake për taksimin elektronik

Merr fund epoka e radhëve të gjata dhe shpenzimeve të tepërtia për pagesën e taksave. Tashmë bizneset do pagujanë tatimet ndaj shtetit në rrugë elektronike. Kjo falë një marrëveshje të nënshkruar mes ministrisë shqiptare të financave dhe qeverisë austriake për financimin e projektit për taksimin elektronik.Ministri Bode tha se falë këtij projekti do bëhet e mundur mbledhja më efiçente e të ardhurave dhe do evitohet korrupsioni."Nëpërmjet këtij projekti do të bëhet i mundur zëvendësimi i sistemit aktual dhe i nënsistemeve në përdorim nga administrata tatimore dhe tatimpaguesit, duke dhënë mundësinë e rritjes së performancës të administratës dhe mbledhjes më efiçente të të ardhurave. Objektivi i projektit është të implementojë një sistem të ri tatimor që do të përmbushë kërkesat funksionale dhe ligjore sipas standarteve europiane dhe do të ofrojë shërbime bashkëkohore për tatimpaguesit, duke bërë të mundur përafrimin e legjislacionit dhe të proçedurave me standartet e BE-së" tha ai.Ndërsa ambasadori i Austrisë në Shqipëri Florian Raungin tha se marrëveshje të tilla, duhet të vijojë dhe në fusha të tjera, veçanërisht në sektorin e industrisëShuma e financimit që akordohet nga Qeveria Austriake, nëpërmjet një kredie të butë është në vlerën 10.312,000  euro.