Berisha akuzon Ramën: Po tenton të përçajë ish të përndjekurit politik
Kryeministri Berisha e ka nisur mbledhjen e sotme të qeverisë me urimin për 4 ministrat e rinj të kabinetit. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë vlerësoi një nga një kontributin e ministrave në fushat e tyre."Iu uroj detyrën ministrave të rinj, personaliteteve në fusha të cila premtojnë në këtë qeveri. I uroj suksese poetit dhe shkrimitarit të shquar, Visar Zhytit, të riut që zgjodhi në mbrojtje të vlerave të lirisë kundështimin e një regjimi barbar. Visar Zhyti është një përfaqësues i elitës kulturore të vendit por edhe një përfaqësues i shpirtit të qëndresës së kombit shqiptar. Një përfaqësues i shtresës së të përndjekurve politik që kanë qënë dhe mbetet mbështetja kryesore, e pamposhtur e demokracisë, lirisë dhe vlerave të saj dhe i Partisë Demokratike në tërësi” tha Berisha.Berisha i ka uruar suksese Doktor Halim Kosovës, që e ka cilësuar si humanist të madh dhe ministrit Florion Mima i cili sipas tij ka dhënë një kontribut të madh për reformat."Doktor Halim Kosova është njeriu që i frymëzuar nga parimet më të larta njerëzore në shërbim ndaj njeriut, në njërën prej fushave më delikate e të rëndësishme ka shkrirë energjitë e tij me sukses të madh, përkushtim. Ai ka dëshmuar gjatë këtyre viteve aftësi të shkëlqyera menaxhuese që nuk është shumë e zakonshme në botën medikale, ndaj edhe në këtë aspekt ky sektor udhëhiqet jo vetëm nga një personalitet me kompetencë shkencore, me aftësi profesionale të madhe përkushtim e humanizëm të lartë, por nga një personalitet me aftësi menaxheriale shumë të zhvilluara dhe kam besimin se reformën do ta cojë përpara. Shkëlqen me mungesën e tij ministri i ekonomisë, Florion Mima, që është në një detyrë. Ai ka kontribut shumë të rëndësishëm në të gjitha reformat e kryera gjatë këtyre viteve nga qeveria e PD dhe koalicionet e saj, me aftësi profesionale, dinjitet dhe përkushtim të madh. Do vazhdojmë vendosmërisht reformat" tha Berisha.Berisha akuzon Ramën: Po tenton të përçajë ish të përndjekurit politikKryeministri Berisha gjithashtu ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se po tenton t`i përçajë ish të përndjekurit politik."Rama tha se Spaçi ka qenë një pasuri e madhe, Spaçi ka qenë një ferr. Për etërit e Ramës natyrisht që ishte pasuri, por për ata qe e vuanin ishte një ferr. Teoria e Ramës për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve, duke u bërë proceset gjyqësore, është zbatim i doktrinës së etërve të tyre, që nuk do të ndodhë kurrë. Zoti Rama duhet ta dijë se ka ligje ku vend, ky do të rikthehet në kohen e Ramiz Alisë, nuk mund të rikthehet më. Rama le të vazhdojë këto përçarje edhe pak kohë se e vërteta është se ora po afron. Dita po afron dhe energjitë po i shohim. Këto janë punët e tij dhe unë çështjet i kam me zgjedhësit” tha Berisha.Berisha: Do heqim taksën për tokën bujqësoreGjithashtu kryeministri Berisha theksoi se qeveria do shqyrtojë sot ligjin për përjashtimin e tokës bujqësore nga taksa 10%. "Kjo bëhet në mënyrë që të hapet mundësia e tregut të tokës, që ky treg të jetë sa më i lirë. Gjithashtu bëhet edhe në përgjigje të kërkesës së fermerëve, që janë të vendosur të zmadhojnë fermat e tyre, të rrisin punësimin" tha kryeministri.Sipas tij, fermerët kanë probleme të lidhura me TVSH që duhet të marrin zgjidhje. “Zoti Bode duhet të zgjidhet çështja e tyre, se ne u njohim 6% TVSH, ndërkohë që ata e shesin me 20%, ne do i zgjidhim gjithçka në favor të fermerëve” tha ai.Pas tij ka replikuar Bode, duke thënë se “nuk kemi ç’rimbursojmë më, janë zero, gjithë imputetet janë përjashtuar”.Berisha: Shtyrje të afatit të përdorimit të letrave me vlerëGjithashtu kryeministri Berisha kërkoi sot edhe shtyrjen e afatit të përdorimit të letrave me vlerë deri në gjysmën e mandatit të ardhshëm duke theksuar se ky vendim është një detyrim që qeveria ka ndaj qytetarëve."Do përgatisim vendimin ose edhe ndërhyrjet po të jetë nevoja të dyfishimit fiks të përdorimit të letrave me vlerë. Aty ku janë 20 do bëhen 40 ndërsa aty ku janë 30 do bëhen 60. Vendimi të vijë në qeveri për të shtyrë afatin e përdorimit edhe për gjysmën e parë të mandatit të ri. Letrat me vlerë nuk janë lekë por janë me të vërtetë letër me vlerë, detyrim i qeverisë ndaj qytetarëve, detyrim që ne i qëndrojmë tërësisht. Ndaj i lutem qytetarëve që pas këtij vendimi që do ti japë një nxitje të madhe tregut të letrave me vlerë për përdorimin e letrave tuaja me vlerë në të gjithë gamën që mund të shtrijë ndërtesat e siëprmarjeve private të cilat kanë qënë pronë publike. Ato mund të shiten dhe sipërmarrësit mund të paguajnë me letra me vlerë. Ne duhet të bëjmë gjithçka për gjallërimin e përdorimit të tyre. Asnjë ligj nuk pengon por përkundrazi nëse e konceptojnë këtë si një borxh ndaj qytetarëve kjo prevalon. Le të bëjmë ne gjatë kësaj jave të gjitha amendimet e nevojshme në mënyrë që tregu i letrave me vlerë të ketë një frymëmarrje të madhe” theksoi Berisha.Gjithashtu në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha i kërkoi ministrit të Punëve Publike dhe Transportit të sjellë në qeveri vendimin për verifikimin ajror të territorit të Shqipërisë, në mënyrë që të bëhet legalizimi i ndërtimeve që kanë ndodhur pas vitit 2006.