Shkodër, hartës së përmbytjeve i është rikthyer Komuna Bushat
Hartës së përmbytjeve në Qarkun e Shkodrës i është rikthyer Komuna Bushat.Fshati Mali i Jushit, është pjesë e përmbytjeve si rezultat i rritjes së shkarkimeve nga HEC-et e vendit dhe për rrjedhojë burime pranë komunes së Bushatit, bëjnë me dije se janë rreth 1000 ha nën ujë.Pamjet tregojnë situatën në komunën e Bushatit, ku rreth 1000 ha janë nën ujë, kryesisht tokë bujqësore e cila ka shkaktuar dëme të pallogaritshme për banorët, të cilët në pritje për të marrë prodhimin e radhës janë detyruar tashmë të llogarisin dëmet e shkaktuara nga këto përmbytje. Fshati Mali i Jushit, deri në segemtin ku komuna e Bushatit lidhet me rrugën Shkodër - Velipojë, çdo gjë është vënë nën zotërimin e ujit, duke shkaktuar dëme të shumta.Komuna e Bushatit, po ndjek nga afër situatën e krijuar duke mbajtur konktakt të vazhdueshëm me kryetarët e fshatrave të prekur nga përmbytjet. Jane 5 banesa të përmbytura, ndërkohë që të izoluara numërohen rreth 15.Shtabi i Emergjencave në këtë komunë, po mban kontakt të vazhdueshëm me banorët e prekur, për të qënë pranë tyre në rast të përkeqësimit të mëtejshëm të situatës dhe për të ndihmuar banorët nëse është i domosdoshëm evakuimi i tyre. Banorët tashmë presin nga qielli për të minimizuar reshjet dhe për të llogaritur dëmet të cilat që në sipërfaqe duken të mëdha.