Totozani:Homofobia duhet të konsiderohet vepër penale
Homofobia duhet të konsiderohet vepër penale, ky ka qenë propozimi që ka sjellë në komisionin e ligjeve Avokati i Popullit Igli Totazani ndërsa po diskutonte për paketën e ndryshimeve të kodit penal.Gjatë fjalës së tij në komision Totozani tha se duhen respektuar të drejtat e komunintett LGBT, ndërsa duhet parashikuar dënim me burgim për homofobinë.Përfaqësuesja e prokurorisë së përgjithshme dhe shoqata e prokurorëve kanë kërkuar ndërhyrje në nen të veçantë për ashpërsimin e dënimit për veprat penale që janë në shqyrtim.Ndërsa kreu i shoqatës së avokatëve penalistë u ndal në mënyrë specifike të rasteve të përdoruesve dhe trafikantëve të drogës.Ndërkohë këtë të mërkurë komisioni i ligjeve pritet të mbyllë diskutimin për paketën e ndryshimeve në kodin penal që parashikon në mënyrë të veçantë rritjen e masës së dënimit për vepra të rënda penale.