Debate në komisionin e punës për personat me aftësi të kufizuar

Një përshëndetje në Greqisht e ministrit të punës Spiro Ksera ka revoltuar fillimisht deputet në komisionin kuvendor.Debate këto që vijuan përgjatë gjithë mbledhjes ku P.A.K ishin të interesuar që të kalonin projekligjin "Mbrojtja dhe përfaqësimi i posaçëm i kësaj kategorie".Fillimisht Deputet e Partisë Socialistë të cilët kërkuan këtë seancë dëgjimore akuzuan qeverinë se kjo katergori është fyer dhe janë lënë në mëshirë të fatit, një nga faktet, sipas znj Gjermeni është edhe pagesa e paaftësisë që mungon për katër muaj.Ministri i punës Spiro Ksera ka debatuar me socialistët duke thënë se opozita nuk duhet të kërkoj të vij në pushtet duke përdorur për protestë dhe greve urie këta persona.Pasi ka dëgjuar debatet, Kryetari i këshillit të personave me aftësi të Kufizuar Sinan Tafaj tha se projekligji duhet të votuar sepse në emër të P.A.K fondacionet po vjedhin para. Tafaj ka mohuar se veprimet e tyre janë politike.Kryetari i komisionit vendor Ethem Ruka tha se ky projekligj nuk do të kaloj në këtë komsione sepse palët nuk kanë vullnetin e duhur për ta miratuar atë.