Përmbytjet në Shkodër, 6 mijë ha tokë dhe 717 shtëpi nën ujë
Vijon të jetë e njëjtë situata në qarkun e Shkodërs sa i takon përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, ditëve të fundit.Sipas informacioneve të marra nga shtabi i emergjencave në prefekturën e Shkodrës, vijojnë të jenë nën ujë 6 mijë ha tokë, ndërsa 717 shtëpi në zona të ndryshme janë nën ujë.Të dhënat flasin për 28 shtëpi të përmbytura, në të cilat mendohet se dëmet materiale janë të konsiderueshme.Banorët e zonave kërkojnë ndëhryrjen e instancave shtetërore për ti ndihmuar, aq më shumë për të siguruar bazë ushqimore për bagëtitë.Në zona të ndryshme të Nënshkodrës niveli i ujit ka filluar të ulet me 10 apo 20 cm, megjithatë situata vijon të mbetet problematike.Shkakrkimet nga HEC-i i Vaut të Dejës janë 850 metër kubë në sekond, kurse HEC-i i Fierzës i ka mbyllur portat që prej mbrëjmes të së hënës.Sa i takon rrugëve, ka disa segmente që vijojnë të jenë të pakalueshme.Kështu rruga Shkodër-Velipojë, përkatësisht tek vendi i quajtur Ura e Gjo Lulit është e pakalueshme. Në të njëjtën situtatë janë edhe rruga hyrëse për në Dajc, Rruga e Obotit, Gorcës në Anën e Malit dhe fshati Daraxhat.Pritet që situata të vijë në përmirësim, dhe niveli i ujit të bjerë, nëse ka ndërprerje të reshjeve të shiut.