Sequi dhe Wollfarth kritika për romët: Janë në mjerim, të merren masa

Ambasadori i BE-së Ettore Sequi dhe ai i OSBE-së Eugen Wollfarth kanë kritikuar autoritetet për integrimin e romëve në shoqëri.Ndërsa kanë vizituar Qendrën "Romani Baxt", në kuadër të ditës ndërkombëtare të romëve, dy ambasadorët kanë theksuar se komuniteti rom jeton në mjerim prandaj duhet të merren masa nga institucionet.Në fjalën e tij, ambasadori i OSBE-së Wollfarth theksoi se komuniteti rom vuan nga diskriminimi, mungesa e shërbimeve dhe përfaqësimi në politikë dhe sipas tij kjo gjë nuk duhet toleruar por duhet të merren masa."Fatkeqësisht, është fakt i trishtuar që minoriteti rom në Shqipëri dhe, do të debatoja, edhe në mbarë rajonin,  vuan nga diskriminimi i vazhdueshëm, mungesa e qasjes në shërbimet bazë dhe nga pamundësia për t’u përfaqësuar plotësisht në jetën politike. Përfshirja politike dhe përfaqësimi i tyre është kyç. Nuk duhet toleruar më gjatë fakti që romët nuk janë pjesë e sferës publike të këtij vendi dhe as e proceseve vendimmarrëse.  Për këtë arsye duhen marrë masa të veçanta dhe të menjëhershme për të siguruar që ata  t’i gëzojnë plotësisht të të drejtave të tyre, si çdo qytetar tjetër shqiptar. Në këtë kontekst, mbrojtja nga diskriminimi nuk mjafton. U bëj thirrje të gjitha institucioneve të garantojnë që përfshirjen e romëve dhe kulturës së tyre në politikat dhe veprimtaritë e tyre, si dhe që romët të përfshihen edhe në mes radhëve të tyre” theksoi Wollfarth.Ndërsa amabsadori i BE-së Ettore Sequi ka theksuar se duhet të ketë barazi dhe mundësitë duhet të jenë të njëjta për këdo.“Aktiviteti i sotëm njeh dhe promovon të drejtat e romëve. Së bashku të sfidojmë diskriminimin ndaj komunitetit dhe kulturës rome.Nuk duhet të krijohen stereotipe, pasi rezultati është përjashtimi shoqëror. Jemi të angazhuar për të mbështetur komunitetin rom, për këtë BE ka investuar 3 milionë euro. Arsimi dhe trajnimi komunitetit rom është me rëndësi” tha Sequi.Ambasadori Sequi rikujtoi edhe njëherë se respektimi i të drejtave të romëve është një nga kushtet e Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.