Projekti TAP, Berisha takohet me përfaqësues të Shah Deniz
Përfitimet ekonomike nga gazsjellësi TAP nuk do të jenë vetëm në vendet nga ky do kalojë gazsjellësi por efektet pozitive ekonomike reflektohen në të gjithë Ballkanin Perëndimor.Ndërsa është takuar me përfaqësues të aksionerëve të Shah Deniz, kryeministri Berisha ka folur për rëndësinë që merr ky projekt për gazifikimin.Nga ana tjetër aksionerët shprehen mirënjohjen për progresin e arritur nga të tre vendet, Shqipëria, Italia e Greqia e veçanërisht nga Shqipëria, me ratifikimin e marrëveshjes ndërqeveritare ndërmjet tre vendeve dhe firmosjes së marrëveshjes pritëse qeveritareGjithashtu, kryeministri është takuar dje në Baku, edhe me Presidentin e kompanisë SOCAR, Rovnag Abdullayev.Kryeministri Berisha parashtroi mundësitë e investimit nga kompania SOCAR në Shqipëri në fushën e energjisë, të eksplorimit e shfrytëzimit të gazit e naftës.Gjithashtu, Kryeministri informoi Presidentin e SOCAR mbi ecurinë e përgatitjeve rreth gazsjellësit Trans-Adriatik, kuadrin ligjor, rregullator e mjedisor të përmbushur tashmë, të nevojshëm për konsorciumin e Shah Deniz.Kryeministri ritheksoi avantazhet e dukshme të projektit të TAP, duke ofruar garancitë për mbarëvajtjen e tij dhe angazhimin maksimal të të gjithë rajonit, për të bërë të mundur përzgjedhjen e tij përfundimtare.Nga ana e tij Abdullayev shprehu mirënjohjen për punën serioze që qeveria shqiptare ka bërë, në përpjekje për të adresuar kuadrin rregullator të nevojshëm në mbështetje të TAP, përmes negociimit, firmosjes dhe ratifikimit të marrëveshjeve lidhur me TAP. Ai shprehu edhe mirënjohjen për miratimin e përjashtimit të palëve të treta nga tre rregullatorët e vendeve respektive.Presidenti i SOCAR shprehu angazhimin e tij në identifikimin e projekteve të tjera me interes në Shqipëri në fushën e energjisë, sikurse edhe gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë në projektin e madh të saj të gazifikimit të vendit.