Tiranë, grabiste llogaritë e klientëve, prangoset punonjësi i sigurisë së bankës

Një punonjës sigurie në një bank të nivelit të dytë në Tiranë është arrestuar sot nga policia e kryeqytetit pasi akuzohet për vjedhje.Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar “Autorizimi I rremë” është arrestuar 53-vjeçari Kujtim Vata pasi akuzohet se nëpërmjet mashtrimit ka grabitur shuma të konsiderueshme parash në bankë.Sipas policisë,  53-vjeçari u kërkonte punonjësve të bankës autorizim për të tërhequr para dhe më pas grabiste llogaritë e klientëve të bankës.Mësohet se punonjësi i sigurisë së bankës ka tërhequr para nga llogaritë e 20 klientëve duke shkaktuar një dëm në shumën e mbi 20 mijë eurove.Ndërkohë 53-vjeçari është arrestuar nga policia e kryeqytetit me akuzën  e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.