Halimi në “Facebook”, Rama kundërshton masa më të forta ndaj krimeve, për strategji elektorale

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka reaguar sot në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, në lidhje me deklaratat e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama.“Sot dëgjuam çaprashitjen e fundit nga partia mavi e Z. Rama, këtë rradhë për dënimet më të ashpra ndaj kriminelëve.Është qesharake që Rama po propozon tani dënime më të ashpra, pasi në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme ka bllokuar dhe kundërshtuar masa më të forta kundër krimit si pjesë e strategjisë së tij elektorale. Për më shumë se 3 vite, Edi Rama bllokoi ligjin me 3/5 për ndryshimin e Kodit Penal që përmbante penalitete më të forta për dhunën ndaj grave dhe pastrimin e parave, dhe ky bllokim jo si pasojë e përmbajtjes, por strategjisë elektorale që ai po ndjek. Përsëri, Rama kundërshton masa më të forta ndaj krimeve me armë, si pjesë e strategjisë elektorale.Vetëm Edi Rama mund të propozojë zgjidhje të cilat ai në mënyrë të vazhdueshme i ka bllokuar dhe kundërshtuar. Pse është Rama kaq i butë ndaj krimit? Vërtet ai mendon se dy vite dënim për vrasje janë mëse të mjaftueshme? Kjo qeveri ka propozuar dënime më të ashpra ndaj krimeve si vrasja në familje, vrasja e policit, vrasja për gjakmarrje, armbajtja pa leje dhe krime të tjera të rrezikshme. Kjo qeveri jo vetëm që ka rritur dënimit maksimal, por gjithashtu ka rritur edhe dënimin minimal, në mënyrë që kriminelët të vuajnë në burg dënimin e merituar. Në jemi fokusuar në zgjidhjen e problemit, prandaj dhe kemi dyfishuar rrogat e policëve, kemi filluar të përdorim teknologjitë më të reja për të kapur kriminelët, dhe parandaluar e krimin. Si rrezultat, policia ka rreferuar më shumë çështje në prokurori . Ne mbetemi plotësisht të vendosur në luftën kundër krimit dhe kemi marr masat me të ashpra se kurrë më parë!”shkruan Halimi në “Facebook”.