Çmimet gjatë Marsit, INSTAT: Pësuan rritje perimet dhe frutat
Çmimet e produkteve të shportës ushqimore pësojnë një tjetër rritje gjatë muajit Mars.Kjo rritje e çmimeve pritet që të ndikojë në një ulje të mëtejshme të konsumit në vend, duke qenë se do të rëndojë më tepër në xhepat e qytetarëve shqiptarë. Sipas raportit të INSTAT, nëngrupi i frutave ka pësuar rritjen më të madhe me 5.4% i ndjekur më pas nga zarzavatet me 4.1 %.Irena Alimeri specialist e sektorit të çmimeve pranë INSTAT, u shpreh se edhe në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka pasur një rritje të çmimeve me 2.4%.Rritja e çmimit të frutave dhe perimeve në vend ka ardhur si rezultat i efektit sezonal. Gjatë dimrit në Shqipëri prodhimi i perimeve dhe frutave pakësohet dhe importi mbizotëron në tregje. Një përmirësim i situatës parashikohet që të ndodhë pas disa javëve kur edhe prodhimi vendas të hyjë në masë në tregje, duke dhënë efekte në uljen e çmimeve.