Rama shpalos “Rilindjen” në Korçë: Rilindja duhet të fillojë nga depolitizimi i jetës së shqiptarëve

Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi rama kanë qënë ditën e sotme në qytetin e Korçës, për të prezantuar programin e kësaj partie “Për një Rilindje shqiptare”.Në fjalën e tij përpara socialistëve korçarë, Edi rama u shpreh:“Ne do tu vëmë përpara shqiptarëve një program qeverisës për të marrë vendimin e tyre në 23 Qershor, një program qeverisës që ne e konsiderojmë një kontratë me popullin shqiptar dhe që për ne nuk është një instrument për tu marrë votën dhe pastaj tu kthejmë shpinën por do të jetë instrumenti përmes të cilit ne do të realizojmë aspiratat që do ti çojnë shqiptarët në kutitë e votimit për të votuar për Partinë Socialiste.Dje u rrahën sportdashësit  e Tiranës sepse në stadium bërtitën kundra policisë. Ata u rrahën nga një polici që përditë mbron qeverinë nga populli dhe jo popullin nga krimi, nga një polici që është katandisur në një çetë barbarësh. Shqipëria ka 36 rrethe por më shumë se 95 % e drejtuesve të policisë tek ne vijnë nga një rreth i vetëm. Këto ngjarje nuk kanë ndodhur në asnjë vend demokratik, sepse ne nuk jemi një vend demokratik. Kjo është një arsye më shumë në zinxhirin e pafund të arsyeve pse në 23 qershor shqiptarët do ta largojnë këtë kryeministër, partinë e tij familjare dhe policinë që është për të mbrojtur këtë parti familjare dhe jo për të mbrojtur familjen shqiptare, pronën, integritetin fizik të çdo individi në Shqipëri.Ajo që bën dje sportëdashësit e Tiranës ishte një klithëm dëshpërimi përball rënimit të sportit në tërësi dhe të rrënimit që nuk mund të vazhdojë më kështu. Shqipëria ka nevojë urgjente për një rilindje e cila duhet të fillojë nga depolitizimi i jetës shoqërore të shqiptarëve, i njerëzve që jetojnë me një rrogë shteti. Ky depolitizim është premisë që Shqipëria dhe njerëzit të marrin frymë lirisht.Ajo që ndodh me policinë në Shqipëri ndodh edhe me pyjet. Vetëm 5 % e njerëzve që paguhen për tu marrë me pyjet janë profesionistë, të tjerët janë druvarë, druvarë politik që janë vendosur për të rruajtur pyjet po janë brejtësit më të babëzitur të pyjeve dhe prerësit më vandal të pyjeve” u shpreh Rama