Lojrat e fatit ende të pazhvendosura te Uzina e Autotraktorëve
Hapësira në ish-Uzinën e Autotraktorëve ku do të vendoseshin lojarët e fatit është vetëm pronë e ndërtesave të shkatërruara shtetërore.Pavarësisht reduktimit të taksave me -50% bizneset private nuk i janë përgjigjur pozitivisht bashkisë për t`u zhvendosur në këtë zonë dhe për të krijuar këtu "Las Vegasin e kryeqytetit".Projektvendimi është kaluar edhe në bashkinë edhe në këshillin bashkiak të Tiranës në tetor të 2012 me 28 vota pro të mazhorancës. Edhe pse kanë kaluar muaj të tërë nga ky vendim, ende bizneset e lojrave të fatit nuk kanë nisur të hedhin themelet të biznesit të tyre, madje nuk punohet as për të liruar tërsisht territorin për to.Kjo nismë e bashkisë së Tiranës erdhi si një nevojë kur lojërat e fatit po shndërrohen në biznesin më të lulëzuar në kryeqytet dhe për faktin se çdo ditë e më tepër po shtohen vartësit ndaj tyre.Fakt i cili është pohuar edhe nga mjekët psikatër të cilët kanë shprehur shqetësimin se tashmë po kërkojnë ndihmën mjekësore të rinjtë vartës të këtyre lojërave. Edhe pse vendimi ka fuqi vepruese, dhe duhet të kishte nisur zbatimit, ashtu siç edhe pritej biznesmët nuk janë treguar të gatshëm dhe bashkëpunues me bashkinë për tu zhvendosur.