Rritja e azilantëve në Francë, firmoset protokolli mes qeverisë dhe ambasadës

Franca është destinacioni i preferuar i shqiptarëve për të emigruar ilegalisht dhe për të kërkuar azil. Sipas Ambasadores Franceze në Tiranë, Kristinë Moro, numri i shqiptarëve që kërkojnë të qëndrojnë në këtë vend është në rritje që nga vera e vitit 2012 dhe për këtë po përdoret liberalizimi i vizave.Deklarata e Diplomates Europiane u bë gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Ripranimit me Ministrinë e Brendshme, në funksion të parandalimit dhe luftës kundër emigracionit të paligjshëm.Për Ministrin e Brendshëm Flamur Noka, nëshkrimi i kësaj marrëveshje është provë angazhimi se qeveria shqiptare do të respektojë rregullat e Shengenit.Vetëm në 6 mujorin e parë të 2012-ës, në Francë kanë kërkuar azil është 830 persona nga Shqipëria dhe numri është gjithmonë në rritje. Ndërsa qeveria shqiptare ka nënshkruar protokolle zbatimi me 13 vende të BE-së, që përfshihen në hapësirën Shengen.