Shkodër, studenti plagos me thikë një 50-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2013, 17:30
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës.Studenti 20 vjeçar Shkëlzen Mërkuri, ka plagosur me thikë 50-vjeçarin Agim Doci.Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë konviktit të Shkollës Pyjore të qytetit të Shkodrës.50-vjeçari. I cili është në rrezik për jetën, është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, për ndihmën e duhur mjekësore.Janë ende të paqarta motivet apo rrethanat si ka ndodhur ngjarja.Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.