Berisha takon kryeministrin e Azerbajxhanit, nënshkruhet marrëveshje

Kryeministri Berisha dhe Kryeministri i Azerbajxhanit Rasi-zade nënshkruan sot marrëveshjen “Për bashkëpunimin ekonomik, industrial e teknologjik mes dy vendeve”Në takimin me homologun e tij, kryeministri Berisha shprehu vlerësimin për të gjithë angazhimin e kabinetit ministror për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën ekonomike dhe sociale.Më tej, Kryeministri Berisha bëri një ekspoze të ecurisë së zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, thithjes së investimeve të huaja e rritjes së qëndrueshme ekonomike përmes reformave fiskale, të ndërmarra për nxitjen e zhvillimit ekonomik, veçanërisht në sektorët e energjisë, bujqësisë apo turizmit.Kryeministri i Azerbajxhanit e përgëzoi Kryeministrin Berisha për progresin e arritur dhe paraqiti interes të veçantë për investime edhe në fushën e energjisë hidrike dhe turizmit, përveç investimeve në fushën e gazit dhe të naftës.