Klima e biznesit në Shqipëri, e përkeqësuar gjatë 2013
Klima e biznesit në Shqipëri është përkeqësuar gjatë 2013. Ky ka qenë rezultati i nxjerrë pas një anketimi tw realizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Gjermane. Presidentja e këtij institucioni Andrea Gebbeken shprehet se kjo anketë është bërë në 16 vende të rajonit dhe Shqipëria renditet në vendin e fundit si destinacion investimesh. Sipas Gebbeken kompanitë kërkojnë të merren masa urgjente për të përmirësuar situatën.“Ndërmarjet gjermane në Shqipëri perceptojnë se ka një përkeqësim të klimës së biznesit në vendin tuaj.Dhe kjo ka ardhur më tepër si pasoj e imazhit të keq të krijuar për Shqipërinë. 64% e ndërmarrjeve të anketuara mendojnë se situata ekonomike po përkeqësohet gjitmonë e më shumë . Natyrisht për këtë kanë ndikuar edhe efektet e krizës të cilat e prekën më vonë Shqipërinë e megjithatë pavarësisht këtyre ekziston edhe optimizmi se në të ardhmen do ketë një përmirësim të gjendjes ekonomike. Cilat janë detyrat më urgjente.Ato janë zbatimi i ligjeve, zhvillimi i infrastrukturës, furnizimi me energji elektrike, përmirësimi i sektorit të ujësjellës-kanalizimeve, largimi dhe trajtimi i mbetjeve si dhe investimet në arsimin profesional. Përmirësimi në sektorin e arsimit profesional mundëson vende pune për persona që kanë kualifikim të ulët, të cilët janë urgjentisht të nevojshëm për industrinë prodhuese” theksoi ajo.Presidentja e Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë shpjegon se disa nga faktorët që kanë ulur vlerësimet për vendin tonë si destinacion investimesh.“Në vlerësimin e kushteve të vendit si destinacion investimesh, kompanitë e pyetura vazhdojnë të shohin nevojën për përmirësim të dukshëm. Rezultatin më të keq e merr faktori "Korrupsioni dhe kriminaliteti". 55% e e të anketuarve shprehen se janë shumë të pakënaqur me "Luftën ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit". 52% e kompanive të pyetura janë të pakënaqura me "Administratën Publike" dhe kërkojnë që procedurat në administratën publike të jenë më transparente. 48 % janë të pakënaqur me"Parashikueshmërinë e politikave ekonomike" tha Presidentja e Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë.Ndërkohë përsa i përket sistemit të taksimit biznesi gjerman vlerëson taksën e sheshtë por kërkon më tepër drejtësi nga ana e administratës tatimore. Në të gjithë vendet e rajonit morën pjesë gjithsej në anketim 1623 kompani, nga të cilat 33 kompani ishin nga Shqipëria.