Sulmohet zyra e partisë së Nikoliçit në veri të Mitrovicës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2013, 08:58
Persona të panjohur kanë sulmuar mbrëmë vonë zyrën e Partisë Përparimtare Serbe në veri të Mitrovicës.Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti.“Zyra e Partisë Përparimtare Serbe, e cila nodhet në rrugën e Kolashinit, është sulmuar me gurë. Sulmi ka rezultuar vetëm me xhama të thyer të saj”, ka bërë të ditur Hoti.Partia Përparimtare Serbe është partia e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliç.Sulmi pason një të ngjashëm në veri kundër zyrës së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, i cili ka ndodhur javën e kaluar.Ai po ashtu ndodh pak orë para se Serbia të bëjë publik vendimin nëse pranon ose jo propozimin e Brukselit për marrëveshje me Kosovën.