Kirby-Serbisë: Kapeni shansin e luftoni për datën
Ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby, ka deklaruar se beson se Serbia duhet të kapë mundësinë për të luftuar për një datë për fillimin e negociatat me Bashkimin Evropian.Ai ka theksuar se dështimi për të arritur marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit nuk do të thotë se deri te kompromisi i të dy palëve është e pamundur për të arritur."Sa për i përket rajonit të Serbisë jugore, mos zhvillimi ekonomik i kësaj pjese të vendit është dilemë e madhe dhe e vështirë”, ka thënë Kirby në forumin “Dialogu kundër stereotipit - të gjithë jemi një”.Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka thënë se arritja e marrëveshjes në dialogun Prishtinë-Beograd do të ishte në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe të Serbisë.“Lëvizja e lirë e njerëzve dhe kapitalit është në interesin e dyanshëm”, ka thënë ai.Koordinatori i përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Serbi, William Infante, ka deklaruar se, sipas statistikave, jugu i Serbisë i ka 60 për qind të të ardhurave kombëtare mesatare në Serbi, që do të thotë se rrogat e qytetarëve në këtë rajon janë për 50 për qind më të vogla në krahasim me ato që i kanë pasur në vitin 1989.Ai ka theksuar se “vetëm 3 për qind të mjeteve që i ka marrë Serbia nga viti 2001 e deri në vitin 2012, janë shpenzuar në jug të Serbisë, dhe se perspektiva e vetme e këtij rajoni është hapja e vendeve të reja të punës”.