Maqedoni, raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

Maqedonia në heshtje një ditë para zgjedhjeve lokale të raundi të dytë! Zgjedhje këto që do të kryen në 29 komuna dhe Qytetin e Shkupit, ndërsa rivotime për raundin e parë do ketë në dy komuna, në Strumicë dhe në komunën e Dollnenit.Gjatë ditës së sotme votojnë të burgosurit, të sëmurët, personat që gjenden në burg shtëpiak, dhe emigrantët.Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 24 Marsit u zgjodhën 49 kryetar të komunave nga 80 komuna që është e ndarë  Maqedonia si dhe Qytetin e Shkupit.Balotazhi do të zhvillohet në 29 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Përveç këtij balotazhi, do të ketë rivotime për raundin e parë në komunën e Strumicës dhe atë të Dollnenit, për shkak të parregullsive.Ndërsa Partitë shqiptare në raundin e dytë, konkurrojnë në  Tetovë, Gostivar, Strugë, Çair, Haraçinë, Vrapçishte, Tearcë. Në këto, komuna e Strugës shihet më me interes pasi shumica e popullatës së saj janë shqipëtare, ku anëtarë të BDI-së kanë bërë thirrje për përkrahje të kandidatit Zijadin Selës  përballë atij maqedonas.Ndërkaq shtetet anëtare të BE-së janë duke vëzhguar proçesin zgjedhor në Maqedoni, por edhe zbatimin e marrëveshjes politike që u arrit pak kohë më parë me ndërmjetësim të zyrtarëve evropianë. I pari që do ta inspektojë situatën është komisioneri evropian për zgjerim Stefan Fyle, i cili do të mbërrijë në Shkup ditën e Martë.