Zgjedhjet në Mal të Zi pa fitues të qartë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2013, 07:58
Të dy kandidatët në zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi kanë shpallur fitoren në zgjedhjet e së djelës.Presidenti aktual, Fillip Vujanoviç, ka thënë se rezultatet e partisë së tij i japin atij 51 për qind të votave, ndërsa rivalit të tij, Miodrag Llekiç, 48.7 për qind.Nga ana tjetër, Fronti Demokratik i Llekiçit ka thënë se kandidati i tyre është fitues.Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi janë mbajtur të dielën. Komisioni Qendror Zgjedhor pritet të dalë sot me rezultatet zyrtare.