Raundi i dytë i zgjedhjeve vendore në Maqedoni
Maqedonia po përgatitet për raundin e dytë të zgjedhjeve vendore. Komuna e Strugës, ku ka një shumicë të popullatës shqiptare, shikohet me interes të veçantë, pasi atje garon një kandidat shqiptar dhe një maqedonas, por një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve ndodhet me punë jashta vendit.Kandidati shqiptar për kryetar komune, Zijadin Sela tërheq vëmendjen se qeveria po ushtron trysni ndaj votuesve shqiptarë.Thirrjeve për përkrahje të Zijadin Selës në Strugë iu janë bashkuar edhe anëtarë trë BDI-së përballë kandidatëve maqedonas.Ndërkohë shtetet anëtare të BE-së po e shikojnë me llupë procesin zgjedhor në Maqedoni, por edhe zbatimin e marrëveshjes politike që u arrit pak kohë më parë me ndërmjetësim të zyrtarëve evropianë.I pari që do ta inspektojë situatën është komisioneri evropian për zgjerim Shtefan Fyle, i cili do të mbërrijë në Shkup vetëm dy ditë pas zgjedhjeve.Maqedonia pritet që në raportin e jashtëzakonshëm të Komisionit Evropian do të vlerësohet për arritjet në fushën e administratës publike, reformave në gjyqësor, lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe përparimin në marrëdhëniet me fqinjët dhe çështjen e emrit.Megjithatë, në raportin e Komisionit do të zënë vend edhe ngjarjet e 24 dhjetorit, kriza politike dhe tensionet ndëretnike.