Greqi, qëndrim i përbashkët për bisedimet me Trojkën
Partnerët e koalicionit qeverisës në Greqi kanë dalë me një qëndrim të përbashkët sa i përket bisedimeve të Trojkës që do të zhvillohen gjatë kësaj jave."Fillojmë diskutimet me Trojkën, me qëndrime të përbashkëta në të gjitha çështjet" deklaroi ministri i financave greke Janis Sturnaras.Sturnaras tha se taksa unike mbi pasurinë e patundshme do të vazhdojë të paguhet edhe gjatë vitit 2013 me faturën e korrentit, ndërsa do të bëhen përpjekje që të zgjerohet baza tatimore dhe të reduktohet shuma për ata që e paguajnë.Predispozicioni i qeverisë është që reduktimi të fillojë brenda vitit 2013, të jetë në nivelin 10% e të rritet deri 15%. Ndërkaq, vlera e saktë do të përcaktohet pas negociatave që do të bëhen me Trojkën."Trajtuam gjithë çështjet që janë duke u negociuar me trojkën. Paraqitemi me qëndrimin e përbashkët që të zëvendësohet taksa e posaçme mbi pasurinë e patundshme me një taksë unike, që do të ketë karakter progresiv. Jemi me qëndrim të përbashkët dhe pretendim të përbashkët përballë trojkës" tha kryetari i të majtës demokratike Fotise Kuvelis.Ndërsa kryetari i PASOK-ut, Evangelos Venizelos, theksoi se të tre liderët diskutuan "gjithë çështjet e hapura në negociatat me trojkën, pasi duhet të finalizohen diskutimet dhe të disbursohet kësti i kredisë."Duhet që qytetari dhe i papuni të mbrohen në një Europë që ndodhet në një fazë nervozizmi dhe të blindohet ekonomia nga kriza qiprote" tha kreu u PASOK Evangelos Venizelos.